Veronica Soto ka bërë që emri i saj të jetë në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2026, pasi fotografitë e saj nga tribunat janë bërë virale në rrjetet sociale.
Bukuroshja kolumbiane ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj stilistike në ndeshjet e kombëtares së Kolumbisë, duke lënë përshtypje të thella.
Përtej famës së fituar papritur, ajo është një inxhinier ndërtimi, specializuar në marketing, sipërmarrëse dhe krijuese përmbajtjesh në rrjetet sociale.
Veronica është e lindur në Monteria, rritur në Cienaga de Oro dhe aktualisht jeton në Medellin, ndërsa popullariteti i saj ka rënë në sy me ritme të shpejta, duke i fituar qindra mijëra ndjekës në Instagram brenda pak ditësh.
Në stadiumin Azteca, ajo u shfaq me një veshje të punuar posaçërisht në ngjyrat e flamurit kolumbian, duke bërë që objektivat e fotografëve të drejtoheshin drejt saj.
Veronica është përfshirë edhe në listat e mediave ndërkombëtare si një nga tifozet më të spikatura të Kupës së Botës 2026.
