Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët që u tubuan në Skenderaj në mbështetje të kryetarit të këtij qyteti, Sami Lushtakut.
Lushtaku shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehanin. ‘OVL UÇK, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për të gjithë iu që u përgjigjët ftesës sonë dhe u mblodhët sot në Skenderaj, duke dëshmuar edhe një herë unitetin, dinjitetin dhe gatishmërinë për të qëndruar pranë vlerave të luftës sonë çlirimtare’, thuhet në postimin e kësaj organizate në Facebook.
Ata e konsideruan praninë e tyre si mesazh respekti për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e ushtarëve të lirisë, teksak ërkuan nga ta që të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre. ‘Prania juaj ishte mesazh i qartë i respektit për luftën e UÇK-së dhe për dinjitetin e secilit ushtar të lirisë’. ‘Njëkohësisht, ju lusim që të gjithë të shpërndaheni dhe të ktheheni qetësisht në shtëpitë tuaja, me dinjitetin dhe përgjegjësinë që gjithmonë i ka karakterizuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’. ‘Faleminderit për respektin, mobilizimin dhe kulturën qytetare që treguat sot’.
