Kelmendi tha se kontributi për vendin mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij, duke theksuar se nuk i harron sakrificat e bëra gjatë luftës. “Nuk i harroj ato.
Mundet që i kemi bërë për këtë vend dhe do të jem gjithmonë gardian i këtij vendi.
Më vjen pak turp në këto momente kur nuk respektohet ashtu sa duhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, veteranët e luftës dhe invalidët.
Sido që të jetë, ne jemi gardianë dhe do të mbesim gjithmonë gardianë të këtij vendi”, u shpreh ai.
Duke folur për veteranët, Kelmendi kërkoi që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt, veçanërisht ata që kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për lirinë e vendit, duke përmendur këtu familjen Haradinaj dhe Jasharaj. “Porosia ime është që veteranët e luftës, sidomos veteranët e vërtetë, duhet të respektohen.
Ata janë njerëzit që kanë dhënë dhe kanë qenë të gatshëm të japin gjithçka, në mënyrë që sot ne dhe rinia e Republikës së Kosovës t’i gëzojmë këto të mira”, deklaroi Kelmendi.
