Connect with us

Lajme

Vetëvendosja, më e rehatshme në opozitë – Profesor Qerimi analizon qasjen politike

Profesori i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Gëzim Qerimi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duket ende e paambientuar me pozitën e të qenit në pushtet.

Sipas tij, kjo forcë politike ka shfaqur një nostalgji për rolin e saj opozitar, ku energjia dhe veprimi kritik ishin shtylla kryesore të identitetit të saj politik, njofton Klankosova.tv.

“Vetëvendosja ende nuk ka arritur me u ambientu me pozicionin e të qenurit në pushtet, dhe roli i opozitës i ka pëlqyer më shumë. I ka pas disa video, ka qenë në pushtet dhe ka bërë video denigruese ndaj opozitës. Në një vend demokratik zakonisht opozita është ajo që merret me pozitën, por ka ndodhur krejt e kundërta”, tha Qerimi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Advertisement

Ai shtoi se kjo qasje është në kontrast me opozitën aktuale, e cila, për herë të parë në politikën kosovare, ka ndjekur një qasje më të kujdesshme dhe të moderuar.

“Për herë të parë ka qenë një opozitë që, për interesa të mëdha, ka qenë shumë e kujdesshme në raport me pozitën, dhe shpeshherë është akuzuar për sjelljen e kulturuar, dhe nga vetë mbështetësit e Vetëvendosjes është akuzuar që është një opozitë që nuk po bën zhurmë”, është shprehur Qerimi./Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin e plotë:

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend