Site icon Lajmeria.info

Vetëvendosje rritet në 52 mandate pas numërimit të votave në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version