Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vetëvrasja e zyrtarit policor në banesën e tij në Prishtinë – Çka dihet deri me tash?

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës.

Tolaj dyshohet se u vetëvra në banesën e tij rreth orës 14:00 në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmeria mësoi nga burimet e veta se në momentin kur ndodhi ngjarja familjarët e të ndjerit ishin prezent.

Sipas informacioneve të para që ka pranuar redaksia jonë, thuhet se zyrtari policor tashmë i ndjerë dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe një operim në zemër.

Rastin për lajmi.net e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku thanë se ka elemente që çojnë të një vetëvrasje por që hetimet janë duke vazhduar.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, tha ai për Lajmi.net.

Ndërkaq, Policia bashkë me Forenzikën e kanë larguar trupin e pajetë të zyrtarit policor nga banesa e tij dhe po merren me rrethanat e rastit.

Ende nuk dihet për rrethanat e sakta të kësaj ngjarje, ndërkaq policia po vazhdon hetimet e thella për rastin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile