Site icon Lajmeria.info

Visar Zogiani flet për rrugëtimin në futboll dhe momentet më të veçanta të karrierës së tij

Në një episod të podcastit ‘Arena e Yjeve’, Visar Zogiani tregon për karrierën si futbollist dhe për momentet e tij më të veçanta, duke përfshirë edhe një ndeshje ndaj Paris Saint-Germainit.

Ai ndalet te lëndimi që i pengoi të luante në atë ndeshje dhe shprehet se ka kujtime të mira nga karriera e tij në Francë. ‘Kam incizimet e mia atje që i ruaj në arkivë’, thotë ai.

Zogiani përmend një ndeshje kundër Sedanit si një nga më të mirat e tij, por fati i keq e pengoi të luante ndaj PSG-së. ‘Tre ditë para ndeshjes lëndohem edhe nuk mundem me u paraqit’, tregon ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version