Site icon Lajmeria.info

Vizita e Anu Prattipati në Zveçan dhe Leposaviq: Diskutime për Zhvillimin Lokal dhe Ekonomik

Gjatë vizitës në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin e komunës, Dragisha Miloviq, me të cilin bisedoi për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovës në një postim në rrjetin social Facebook.

Në Leposaviq, ajo zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Zoran Todiq, duke diskutuar zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve për investime dhe rritje ekonomike në rajon.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Diskutimet u përqendruan edhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Exit mobile version