Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takojnë familjen Llapashtica: një histori e suksesit dhe përkushtimit në Kosovë

Dyshja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë vazhduar takimet me qytetarë, si dhe vizitat në shumë familje kosovare.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbrëmjen e së martës janë pritur nga familja Llapashtica.

Abdixhiku ka shkruar se kryekryefamiljari, Rizah Llapashtica, është ndër themeluesit e LDK-së në Degën V dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas Abdixhikut, Llapashtica është një njeri që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira, me besim, përkushtim e sakrificë. “Si shumë familje shqiptare, edhe familja Llapashtica e ka kthyer mundin në sukses.

Djemtë e tij, nga Hamburgu, kanë ndërtuar biznese të suksesshme që sot punësojnë mbi 300 punëtorë.

Një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për bisedën plot zemër dhe për besimin që vazhdoni ta mbani gjallë ndër vite.”, ka shkruar Abdixhiku.

Exit mobile version