Në një takim me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për mungesën e transparencës në takimet e tij me Aleksandar Vuçiqin dhe Miroslav Lajcakun.
Osmani theksoi se përmbajtja e bisedimeve të Kurtit me këta liderë nuk është bërë e ditur asnjëherë, duke ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e informacionit për qytetarët dhe opozitën. “Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di.
Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar.
A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë?
Kurrë…”, tha Osmani gjatë tubimit në Prishtinë, ka transmetuar Infokus.
