Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani: Gjakova, qyteti që fluturon me historinë dhe kulturën e tij

Gjakova ka qenë nikoqire e tubimit të madh elektoral të Lidhjes Demokratike e Kosovës, ku qytetarëve të shumtë të pranishëm iu është drejtuar Presidentja e 6-të dhe kandidatja për presidente për mandat të dytë, njëherësh bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo e nisi fjalën e saj duke lartësuar identitetin e pacenueshëm, dinjitetin dhe qëndresën historike të Gjakovës në çdo kohë. “Jemi në një qytet që nuk flet vetëm me zë politik, por me zë kulture, me zë historie dhe me zë sakrifice.

Gjakova është qytet që ka lindur poetë, ka rritur atdhetarë dhe ka mbajtur gjallë shpirtin e Kosovës në momentet më të rënda të saj”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga ky ambient, Osmani shpërfaqi nevojën imediate të shtetit për të gjetur rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit të jashtëm, duke lënë pas konfliktet e brendshme dhe tendencat për izolim. “Kosova sot ka nevojë për unitet, jo për ndarje.

Ka nevojë për zhvillim, jo për stagnim.

Ka nevojë për partneritet me botën demokratike, jo për izolim”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Osmani vuri në qendër të fjalimit mirëqenien e qytetarëve dhe rëndësinë e hapjes së një kapitulli të ri zhvillimor, duke u bashkuar në këtë vizion me kryetarin e LDK-së. “Qytetarët tanë jetojnë nga puna, e nuk jetojnë nga politika.

Nga bizneset.

Nga pagat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga arsimi.

Nga siguria.

Nga shpresa që fëmijët e tyre do të kenë më mirë se ata.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dhe për këtë arsye jemi këtu bashkë me Lumir Abdixhikun”.

Në këtë linjë, ajo rikujtoi përvojat e kaluara të shtetndërtimit, ku përparimi i vendit erdhi gjithnjë përmes ruajtjes së miqve ndërkombëtarë dhe ndjekjes së trashëgimisë rugoviane. “Sa herë Kosova ka zgjedhur bashkimin, ka fituar.

Sa herë Kosova ka zgjedhur partneritetin, ka fituar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sa herë Kosova ka zgjedhur rrugën e Rugovës, ka fituar respekt dhe mbështetje ndërkombëtare”.

Përpara të pranishmëve në Gjakovë, bartësja e listës kërkoi reflektim dhe mobilizim për të përcaktuar me votë fatin e ardhshëm të vendit, duke kërkuar të mos lejohet humbja e perspektivës për gjeneratat e reja. “Më 7 qershor është momenti i vendimit.

Mes Kosovës që shihet si kaos, dhe Kosovës që ndërton.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mes Kosovës që vetizolohet dhe Kosovës që integrohet”.

Tubimi u përmbyll me mesazhet e qarta për angazhim të përbashkët elektoral në kutitë e votimit, nën thirrjen për fitoren e koalicionit dhe shtetit. “Le të ngrihet Gjakova!

Le të ngrihet Kosova!

Advertisement. Scroll to continue reading.

Le të fitojë Republika jonë!

LDK 113 është adresa”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version