Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani prezanton Besim Kodrën si kandidat për Kuvend – LDK në fokus

Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka prezantuar aderimin e radhës në listën e saj.

Bëhet fjalë për Besim Kodrën, i cili është ekspert i shëndetësisë dhe i cili ka kontribuar sidomos për të drejtat e pacientëve.

Osmani vlerësoi lart punën e Kodrës, për të cilin tha se zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim. “Për pacientët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për familjet që luftojnë çdo ditë.

Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Osmani. “Si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, ai ka kontribuar në hartimin e politikave, në forcimin e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale, evropiane e globale.

Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve”, shtoi ajo. “Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jam e bindur se Besimi do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët, për qytetarët dhe për interesin publik”, shtoi Osmani.

Exit mobile version