Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani reagon për rezultatin e Abdixhikut në Kuvendin e LDK-së

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mbetur në krye të partisë.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar rezultatin si një fitore me peshë. “Jo çdo fitore është e zakonshme.

Disa fitore bëhen frymëzim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Osmanit vjen menjëherë pasi Abdixhiku mori besimin e delegatëve në Kuvendin e LDK-së, duke ruajtur pozitën e kryetarit të partisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version