Në një postim në Facebook, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pohoi se te rinia jeton shpresa e një populli. ‘E këtë shpresë e motiv na dhanë sot rinia e Gjilanit,’ shtoi ajo.
Takimi u organizua në Gjilan, ku Osmani zhvilloi biseda me të rinjtë e këtij qyteti, duke u bashkuar me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
