Kandidatja për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Unaza e Brendshme e Prishtinës është një zgjidhje e madhe për trafikun dhe qarkullimin në të gjithë Kosovën.
Në një postim në Facebook, Osmani vlerësoi se ky investim strategjik po bën shtetin më funksional, ekonominë më dinamike dhe jetën e qytetarëve më të lehtë.
Ajo gjithashtu uroi kryetarin Përparim Rama dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.
