Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani uroi festën e Kurban Bajramit dhe bëri thirrje për solidaritet

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit duke theksuar forcën e besimit në Zot dhe solidaritetin njerëzor.

Osmani inkurajoi hapjen e zemrave për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj të tjerëve, veçanërisht ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi.

Ajo shprehu dëshirën që Kurban Bajrami të sjellë paqe, harmoni, shëndet, begati dhe gëzim në çdo familje, duke e quajtur festën një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për të ardhmen.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version