Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani viziton afaristen nga Krusha dhe shpreh falënderim për kontributin e saj në zhvillimin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar afaristen nga Krusha, Fahrije Hoti.

Përmes një postimi në Facebook ajo e cilësoi Hoti si pjesë e njerëzve të jashtëzakonshëm që i japin shpresë dhe motiv për ‘ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës’. “Bashkë me kolegë, para disa ditësh vizituam Kooperativën “Krusha”, aty ku gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth dëshmojnë çdo ditë se si punohet me nder dhe si ecet përpara, duke u bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës.

Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version