Site icon Lajmeria.info

Vjosa Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: ‘Gra e burra të ndershëm, zemra e Prishtinës’

Kandidatja për president nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka vizituar Odën e Shefki Grashticës, duke u takuar me qytetarët që ajo i përshkroi si “zemrën e Prishtinës”.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se gra e burra të ndershëm, punëtorë dhe të palodhur, mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën. “Në Odën e Shefki Grashticës, mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës.

Gra e burra të ndershëm, punëtorë e të palodhur, që me djersën e tyre mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Energjia, besimi dhe mbështetja juaj janë forca më e madhe për të ecur përpara.

Prishtina nuk ndalet kurrë”, shkroi Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version