Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka nderuar dëshmorit e kombit në Ditën e Dëshmorëve të Kombit. Çitaku kujtoi me nderim të thellë të gjitha ato gra dhe burra që, me sakrificën e tyre, mbajtën gjallë flakadanin e lirisë ndër shekuj. “Ata janë themeli mbi të cilin qëndrojmë, kujtesa që na udhëzon dhe amaneti që na obligon të ecim përpara me dinjitet.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ish-deputetja.
