Vlora Jashari ka ndarë një mesazh emocional në rrjetin social Facebook, ku ka folur për lidhjen personale me trashëgiminë familjare dhe rrugëtimin e bashkëshortit të saj në ushtri. ‘Që nga fëmijëria kam dashur të trashëgoj diçka nga babai im: idealin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun.
Duke qenë se ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së, rrugëtimi i tij ka qenë gjithmonë frymëzim për mua,’ ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se, ndonëse nuk e ka ndjekur vetë rrugën ushtarake, ka zgjedhur një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim. ‘Ndoshta nuk e ndoqa vetë këtë rrugë, por zgjodha një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim e nder.
Sot, teksa ai diplomohet në Akademinë Ushtarake, ndihem krenare jo vetëm për suksesin e tij, por edhe sepse shoh të vazhdojnë vlerat që kam admiruar gjithmonë,’ ka shkruar ajo.
