Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu’ në këtë qytet.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, vrasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një përleshjeje.
Organet e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku fillimisht kishte nisur përleshja që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e një personi.
