Connect with us

Lajme

Vuçiq: ShBA-ja do na vendosë sanksione, do të bisedoj me Putinin për këtë çështje

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se ShBA-ja do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të Serbisë (NIS) dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin pas datës 20 janar.

Në mbledhjen e qeverisë, ai theksoi se ShBA-ja do të dalë zyrtarisht me një vendim për sanksione para datës 15 janar.

“Unë i thashë Nënsekretarit që nuk mund të jemi të lumtur për një vendim të tillë, por vijon dhe nuk kemi vend për ankesa, është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t’ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment, ka arsye të çuditshme”, theksoi ai.

Advertisement

Ndër të tjera, Vuçiqi lajmëroi edhe mbajtjen e një ditë zie në Serbi për shkak të tragjedisë së ndodhur në Malin e Zi, ku mbetën të vdekur 12 persona, sikurse edhe dorasi.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend