Connect with us

Lajme

VV e Kurtit i injoron Fejzën e Bahtirin, nuk ua dha fjalën në tubimin e mbajtur në Mitrovicë

Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Para të pranishmëve fjalimin kryesor e mbajti kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, ku shpalosi pika nga plan-programi i kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Fjalime para simpatizantëve të VV-së mbjatën edhe kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, kandidatët për deputet Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu, si dhe bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci.

Advertisement

Mirëpo, VV e Albin Kurtit nuk ua dha fjalën dy kandidatëve për deputet nga Mitrovica, Arjeta Fejza e Agim Bahtiri.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se përkrahësit e Arjeta Fejzës e Agim Bahtirit janë ndarë të zhgënjyer nga ky tubim për shkak të mos-dhënies së fjalës këtyre dy kandidatëve.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend