Site icon Lajmeria.info

Warren Zaire-Emery – Lojtari më i ri që fiton dy herë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery, ka hyrë në historinë e futbollit evropian duke u bërë lojtari më i ri që fiton dy herë Ligën e Kampionëve.

Talenti francez arriti këtë rekord në moshën 20 vjeç, 2 muaj e 22 ditë, pas triumfit të PSG-së në finalen e së shtunës mbrëma në “Puskas Arena”.

Zaire-Emery u aktivizua nga banka rezervë gjatë kohës shtesë dhe kontribuoi për 26 minuta në fushë, ndërsa skuadra parisiene siguroi fitoren ndaj Arsenalit pas ekzekutimit të penalltive.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, ndërsa PSG-ja triumfoi 4-3 nga pika e bardhë.

Ky sukses shënon titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve për klubin francez, i cili kishte fituar trofeun edhe në edicionin 2024/25.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version