Site icon Lajmeria.info

Xavi Espart, talenti i ri që po bën fjalë në Barcelonë

Faza përgatitore e Barcelonës i ka dhënë Hansi Flickut mundësinë për të vlerësuar disa prej talenteve të akademisë, ndërsa Xavi Espart është shfaqur si një prej befasive më të mëdha të kësaj vere.

Sipas Marca, Flick e konsideron 19-vjeçarin një lojtar të nivelit të lartë, pasi sezonin e kaluar i dha mundësinë të paraqitej gjashtë herë me ekipin e parë.

Espart ka vazhduar të impresionojë edhe gjatë kësaj vere.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mbrojtësi i djathtë ishte titullar ndaj Birmingham Cityt, ndërsa ka luajtur nga minuta e parë edhe në ndeshjet e Barcelonës kundër Udineses dhe Nottingham Forestit. 19-vjeçari e bëri debutimin me ekipin e parë në mars, në përballjen ndaj Neëcastle Unitedit, dhe që atëherë ka treguar se mund të jetë i dobishëm në më shumë se një pozicion.

Përveç rolit si mbrojtës i djathtë, Espart mund të aktivizohet edhe në mesfushë, duke i dhënë Flickut një alternativë shtesë në formacion.

Profili zyrtar i Barcelonës konfirmon se Espart iu bashkua akademisë La Masia në vitin 2015, duke kaluar nëpër grupmoshat e klubit dhe tashmë duke qenë shumë pranë një roli më të rëndësishëm në ekipin e parë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version