Site icon Lajmeria.info

Xherdan Shaqiri: Nuk kam plan të largohem nga Baseli dhe dëshiroj ta kthej klubin ku e meriton

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk ka plan të largohet nga Baseli ndërsa dëshiron ta kthejë klubin ku e meriton.

Basel edhe pse para dy viteve u shpall kampion, këtë vit nuk ishte në formën më të mirë, me skuadrën e sapo promovuar Thun që e fitoi titullin.

Shaqiri për “Blick” ka konfirmuar se dëshiron t’i qëndrojë besnik kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027. “Jam dikush që do ta drejtoj dhe mbështes Baselin për ta kthyer ku i përket dhe kjo nënkupton të garoj për tituj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kam edhe një vit në kontratën, prandaj gjithçka është e kryer”.

Shaqiri ndër të tjera edhe kritikoi lojtarët më të rinj për paraqitjet e bëra këtë sezon me Baselin. “Lojtarët tanë të rinj duhet të mësojnë për të funksionuar ndryshe.

Shpresoj të shikojmë përfundimet e njëjta dhe të përformojmë ndryshe sezonin tjetër”, nënvizoi ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version