Site icon Lajmeria

Xhevahir, gazetar profesionist: Kurti me lavde për gazetarin Mehmetaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si rrallëherë i ka thurur lavde një gazetari. Kjo ndodhi gjatë një interviste me drejtorin e Istogu Channel, Luard Mehmetaj.

Ky i fundit, gjatë një interviste të shkurtër me telefon me kryeministrin Albin Kurti, fillimisht tha:

“Kam qejf me ardhë me pa edhe studion se përderisa na dojnë fort shqiptarët, e shihni me çfarë kushte punon Luard Mehmetaj, i cili për gjashtë vite, as dora e komunës, as dora e shtetit, nuk ka pasë qasjë në mbështetjen e këtij televizioni të vogël”.

Kurti më pas vazhdoi me lëvdata, duke i thënë se është xhevahir e gazetar profesionist.

Derisa atij i thuri lavde, Kurti sulmoi gazetarët e tjerë.

“E po Luard, ti e di shumë mirë që vetëm ato guaca që ndodhen nën presion shumë të madh në fund të oqeanit, prodhojnë xhevahirë.

Kështu që këto kushtet e vështira të kanë bërë çfarë je ti. Nuk po them të vazhdosh në to, por të kanë bërë çfare je ti për shkak se nuk je reklamues e biznesmen, siç janë fatkeqësisht disa njerëz që shtiren si kolegët tu, e nuk janë” tha ai.

Exit mobile version