Xhuli po e gëzon në mënyrë maksimale kohën e shtatzënisë, pasi së shpejti do të bëhet nënë e binjakëve.
Megjithatë, si shumë gra në pritje të ëmbël, duket se edhe ajo ndjen nostalgji për pamjen që kishte më parë.
Ka ndarë një fotografi ku shihet një grua shtatzënë duke parë veten me bikini nga koha para shtatzënisë, duke lënë të kuptohet se po përjeton të njëjtën ndjesi.
Kujtojmë se Xhuli ka vendosur të bëhet nënë përmes procesit IVF, pa pasur partner.
Tani, ajo po e jeton me emocion këtë rrugëtim të veçantë drejt ardhjes në jetë të dy foshnjave të saj.
