Investimi në klube futbolli është kthyer në një trend gjithnjë e më të madh mes yjeve të futbollit.
Në të kaluarën, pas përfundimit të karrierës, lojtarët zakonisht zgjidhnin për t’u bërë trajner apo rolin e analistit, ndërsa sot një pjesë e tyre po bëhen aksionarë dhe pronarë klubesh.
Shembujt përfshijnë yje si David Beckham, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Vinicius Junior, Kylian Mbappe, dhe Luka Modric.
Investimet e tyre tregojnë një ndryshim në rolin e futbollistëve jashtë fushës, duke përdorur pasurinë dhe eksperiencën e tyre për të ndërtuar projekte afatgjata në futboll.
