Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni

Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të merrte pjesë në një takim në Pentagon mbi një konflikt të mundshëm me Kinën, edhe pse në takim do të diskutoheshin informacione sekrete dhe konfidenciale. Axios tani ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj situate interesante.

Sipas këtij mediumi amerikan, Musk në fund nuk mori pjesë në këtë takim. Edhe pse informacionet fillestare tregonin se kjo ishte një vendim i tij personal, duket se presidenti amerikan, Donald Trump ishte ai që e mori vendimin përfundimtar.

“Elon Musk? Ç’na duhet ai aty? Sigurohuni që të mos vijë”, mësohet t’i ketë thënë Trump njërit prej bashkëpunëtorëve të tij.

Një anëtar tjetër i ekipit të 78-vjeçarit i tha të njëjtit medium se “Trump e pëlqen Elonin, por ka disa vija të kuqe”.

Ai ka shumë biznese në Kinë dhe me Kinën, prandaj ishte më mirë të mos ishte në atë takim”, tha ai.

Kujtojmë se më 21 mars u mbajt një takim në Pentagon, i organizuar nga ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë të cilit do të diskutoheshin planet konfidenciale të qeverisë amerikane për një konflikt të mundshëm ushtarak me Kinën.

New York Times raportoi se në takim do të ishte i pranishëm edhe Musk, informacion që rezultoi i saktë, edhe pse e mohoi lideri amerikan. Bashkëpunëtorët e tij më pas e konfirmuan disa herë se Musk ishte planifikuar të ishte një nga pjesëmarrësit në takim.

Për shkak të “rrjedhjes” së këtyre informacioneve nga Pentagoni, Hegseth ka nisur një hetim të brendshëm, dhe ndër të tjera, për këtë arsye është pezulluar bashkëpunëtori i tij më i afërt, Dan Caldwell, i cili prej sot ndodhet në “pushim pa pagesë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile