Trupi i një 65-vjeçari është gjetur në një përrua të thatë nga banorë të zonës që kanë njoftuar autoritetet.
Nuk ka shenja dhune në trup, me dyshime se viktima mund të jetë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor është në vendngjarje për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave.
Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes.
