Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të shkojnë në Islamabad në Pakistan për bisedime të mëtejshme me Iranin.
Sipas BBC, ata do të nisen të shtunën në mëngjes për të vazhduar negociatat në Islamabad të Pakistanit.
Sot, mediat e huaja raportuan se Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas, do të vizitonte Islamabadin për të diskutuar propozimet për rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte planifikuar takimi me negociatorët amerikanë.
