Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka deklaruar se gjatë kësaj jave pritet të publikohet teksti i marrëveshjes me Iranin.
Ai ka thënë të hënën se qëllimi i qëllimi i administratës Trump është të publikojë tekstin e saktë të marrëveshjes diku në ditët në vijim. ‘Mendoj se kur njerëzit ta shohin këtë marrëveshje, shpresojmë ta publikojmë tekstin këtë javë, do ta kuptojnë se kjo do ta bëjë të gjithë rajonin më të sigurt’, ka thënë Vance në CNBC.
Që kur SHBA-të dhe Irani kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes të dielën, ende mbeten të paqarta pikat e dakorduara, pasi që dokumenti ende nuk është bërë publik.
Vance e ka karaterizuar marrëveshjen si një fitore të madhe për Shtetet e Bashkuara, por ka pranuar se disa çështje ende nuk janë zgjidhur, duke shtuar se këto mund të diskutohen në një rund të ardhshëm të bisedimeve.
