Bashkimi Evropian nuk do të dërgojë asnjë vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që do të mbahen më 7 qershor.
Procesi zgjedhor i këtij viti do të zhvillohet pa “llupën” e ndërkombëtarëve, ndërsa Zyra e Presidencës së Kosovës ka sqaruar mungesën e tyre.
BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend.
Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi zgjedhor të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike.
