Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zhbllokimi i Kuvendit, “Nesër apo”, Jo?!

E shtuna nuk do të jetë ditë pushimi për deputetët e zgjedhur, që për herë të tretë do të tentojnë ta konstituojnë legjislaturën për të cilën u zgjodhën për të shërbyer. Kryeministri në detyr Albin Kurti sërish refuzoi të flasë për seancën që fillon në orën 12, ndërsa njohës të punës së Kuvendit vlerësojnë se zhbllokimi i situatës është në vullnetin e partive.

“Ajo është nesër, apo?!”

Me këtë pyetje u përgjigj kryeministri në detyrë Albin Kurti – i cili më 9 Shkurt fitoi më shumë se 337 mijë vota – kur u pyet për vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës dhe për numrat.

Raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve është pika në të cilën ka ngecur inaugurimi, që nga 15 Prilli.

Vazhdimi i dytë i seancës, mesditën e së shtunës, pas ndërprerjes së dytë 48-orëshe, parakusht për zhbllokim e ka lëvizjen nga pozicionet tashmë të kumtuara nga të gjitha partitë.

Neni 66 i Kushtetutës, si dhe rregullorja e Kuvendit, përmendin afatin prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës konstituive, që konsiderohet e mbyllur vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.

Por, nuk ka qartësi për afatet kohore.

“Nuk tregohet, edhe me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese është thënë që mos-konstituimi i Kuvendit për çfarëdo kohe të caktuar që vendi të shkojë në zgjedhje ose të bëhen veprime të tjera. Pra i takon kryesuesit, partive politike të gjejnë modalitet se si ta konstituojnë Kuvendin”, ka thënë Naim Jakaj, Hulumtues i lartë në IKD.

Vetë Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, që ishte nxjerrë 40 ditë nga nisja e seancës konstituive, kishte urdhëruar Kuvendin që “të përfundojë seancën konstituive duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët”.

Seanca konstituive e nisur më 17 Korrik ishte mbyllur 8 Dhjetor, 144 ditë pas nisjes, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

Në vlerësimin e Jakajt, edhe për zgjedhje të reja, parakusht është konstituimi.

“Në zgjedhje nuk mund të shkojmë pa u konstituuar Kuvendi i Kosovës. Një gjë të tillë duhet ta dinë edhe deputetët. E dinë ata. Por, këto janë veprime politike për të cilat përgjegjës do të jenë vetë partitë dhe humbëse vetëm Kosova” , ka thënë Naim Jakaj, Hulumtues i lartë në IKD.

Një ditë para seancës, nga Nisma Socialdemokrate – parti që ka fituar tri ulëse në Kuvend – nuk konfirmuan e as mohuan një marrëveshje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.

Ndërkaq, AAK-ja paralajmëroi që, pas Adem Hoxhës, presin që grupit të tyre parlamentar t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga radhët e komuniteteve jo-serbe.

Në mesin e zhvillimeve rreth tentimit të tretë për konstituim të Kuvendit, të paktën sot, nuk deshi të përfshihej presidentja Vjosa Osmani, pasi bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Letra që presidentja Osmani i ktheu kryesuesit të Seancës, Avni Dehari, nga ky i fundit u vlerësua se jep sqarime, por siç u shpreh, jo edhe zgjidhjen përfundimtare për situatën e krijuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile