Site icon Lajmeria.info

Zhduket adoleshenti 17-vjeçar në Mitrovicë: Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Një person i moshës 17-vjeçare, Muhamed Bala, është zhdukur në Mitrovicë.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën dhe mobilizimin e qyetarëve për ta gjetur atë.

Për këtë, kanë dërguar fotografi dhe të dhëna të tij. “Përshkrimi fizik: Gjatësia 1.80, ngjyra e flokëve kafe e mbylltë, ngjyra e syve e kaltërt, veshja e fundit, duks i zi me patent, maice te gjelberte, trenerkat e poshtme ngjyre e zeze e perzier me ngjyre hiri, puma të zeza!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aty thuhet se për herë të fundit është parë më 25.04.2026, në ora 13:45, tek xhamia “Isa Beg” në Mitrovicë. “Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë shumë i rëndësishëm per ne.

Ju lutem kontaktoni në: 044 288 211, ose 045 985 859, 049 203 741. ose lajmëroni policinë më të afërt.

Faleminderit për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version