Site icon Lajmeria.info

Zhdukja e vajzës së mitur në Fushë Kosovë: Policisë i raportohet rasti

Një person ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, ndërsa bëhet e ditur se e mitura ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, më 12 maj, rreth orës 19:21, në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Fushë Kosovë, shkruan KlanKosova.tv.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e vajzës së tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia ka iniciuar rastin dhe po vazhdon hetimet për gjetjen e të miturës. ‘Rr.

Bedri Pejani, Fushë Kosovë 12.05.2026-19:21.

Me 13.05.2026 një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rasti në procedurë hetimore’./KlanKosova.tv.

Exit mobile version