Një automjet është kapur nga flakët sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Femi Agani’ në Gjakovë.
Në një njoftim nga Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ekipet kanë reaguar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin, parandaluar përhapjen e tij.
Nuk ka informacion për lëndime personash, ndërsa vetura ka pësuar vetëm dëme materiale.
