Site icon Lajmeria.info

ZKA fillon auditimin e Sistemit Barnatari të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e Sistemit Barnatari të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përmes së cilit menaxhohen proceset kryesore të regjistrimit, licencimit dhe qarkullimit të barnave dhe pajisjeve medicinale në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, auditimi do të vlerësojë nëse sistemi Barnatari ofron siguri dhe kontrolle adekuate të të dhënave, disponueshmëri dhe vazhdimësi efektive të funksionimit për të mbështetur aktivitetet operacionale të institucionit.

Platforma digjitale Barnatari përdoret që nga viti 2015 nga barnatoret, depot farmaceutike dhe subjektet tjera të sektorit farmaceutik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Janë mbi 1700 barnatore të regjistruara dhe Barnatari ka rol kyç në kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve medicinale që furnizojnë tregun e Kosovës.

Exit mobile version