Ethet e futbollit para Botërorit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë po arrijnë gradualisht kulmin, teksa kombëtaret kanë nisur të zbulojnë listat e tyre.
Nën sloganin ‘Gjej skuadrën’, Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka vendosur që tifozët, përmes lojërave dhe enigmave, të zbulojnë vetë se cilët futbollistë do të përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës.
Kërkimi i emrave në rrjetet sociale do të zhvillohet të hënën dhe të martën në profilet zyrtare të përfaqësueses zvicerane në Instagram, Facebook dhe TikTok.
Fotot nuk do të fokusohen te futbollistët, por te qytetarë të zakonshëm zviceranë në vendet e tyre të punës.
Përzgjedhësi Murat Yakin do ta shpallë listën përfundimtare të mërkurën, duke bërë shaka se do t’i ‘zgjidhë’ edhe vetë enigmat.
