Site icon Lajmeria.info

Zyra e BE-së në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të ri, Zejnullah Gashi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit z.

Zejnullah Gashi, pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit.

Në reagimin e BE-së thuhet se përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë të marten ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dekretin për emërimin e Zejnullah Gashit, në postin e kryeprokurorit.

Gashi zyrtarisht e ka nisur detyrën sot me një mandat 7 vjeçar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version