Site icon Lajmeria.info

Zyrtari i Lartë Evropian fillon turneun në Ballkan, me vizitë edhe në Kosovë

European Council President Antonio Costa speaks during a press conference with the President of Cyprus at the Presidential Palace in Nicosia, Cyprus, Monday, Sept. 15, 2025. (Iakovos Hatzistavrou/Pool Photo via AP)

Më pas ai do të vizitojë Shkupin, për t’u takuar me kryeministrin Mickoski.

Nesër, më 3 qershor, zyrtari i lartë evropian zbarkon në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. “Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”.

Pas Kosovës, ai e vazhdon vizitën në Serbi ku të enjten, më 4 qershor, do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeparlamentaren, Ana Bërnabiq dhe organizatat e shoqërisë civile.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Costa e përfundon turneun në Mal të Zi ku më 5 qershor do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Tema qendrore e këtij samiti është “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Para nisjes së vizitës në rajon, zyrtari i lartë evropian ka dhënë një zotim konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ai ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Presidenti i Këshillit Evropian sot nis turin në vendet e rajonit, pasnesër viziton Kosovën

Exit mobile version