Connect with us

Lajme

Tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi- intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

 

Shfaqja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në palestrën “Beograd Arena” bëri shumë bujë.

Për të ndjekur ndeshjen mes Yllit të Kuq dhe Fenerbahçes, prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi.

Advertisement

Ishin tifozët bardhëkuq nga Beogradi që fillimisht nisën ofendimet, dhe më pas një grup i tyre iu afruan hapësirës ku po qëndronte Hill nga i cili kërkuan që të largohej nga palestra.

Në atë moment ka ndodhur një skenë e pazakontë. Në të njëjtën kohë, por nga pjesë të ndryshme të palestrës, dëgjoheshin ofendime drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe diplomatit të lartë të lartpërmendur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një moment, njësia për sigurimin e personave ka reaguar dhe ka qetësuar tifozët. Teksa vëmendja e publikut u largua nga fusha te mysafiri VIP, skuadra e Fenerit krijoi edhe avantazhin e parë të dukshëm në ndeshje.

Advertisement

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend