Policia ndalon rast të dyshuar kontrabande në fshatin Hodonovc të Kamenicës


- Advertisement -

Policia e ka ndaluar një rast të dyshuar kontrabande në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës, gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”.


- Advertisement -

Sipas njoftimit, njësitet kufitare kanë identifikuar dhe ndaluar një traktor që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë, ndërsa vozitësi L.H. (1968) është intervistuar në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar pjesë për mjete bujqësore në vlerë mbi 5 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet në koordinim me prokurorin kompetent.

Leave a Reply