PSG po e mban në vëzhgim një nga talentët më të vlerësuar të Real Madridit, mbrojtësin e ri Joan Martinez, para një lëvizjeje të mundshme gjatë afatit kalimtar të verës.
Këshilltari sportiv i PSG-së, Luis Campos, ka ndjekur nga afër zhvillimin e 18-vjeçarit dhe po e monitoron vazhdimisht progresin e tij.
Martinez konsiderohet si një nga “xhevahirët” e La Fabrica-s dhe shihet si pjesë e së ardhmes së Real Madridit, edhe pse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.
Ai ka qenë titullar i rregullt te Castilla dhe ka qenë pjesë edhe e skuadrës që fitoi UEFA Youth League.
Real Madridi e sheh si kandidat serioz për të hedhur hapin drejt ekipit të parë sezonin e ardhshëm, çka e rrit interesimin e PSG-së.
Kontrata e Martinez-it me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, duke e bërë një transferim të vështirë për këdo që synon ta blerë.