Një konflikt midis dy të rinjve në një autolarje në Fier ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe plagosjen e një personi.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Vlorës ka arrestuar 42-vjeçarin që dyshohet se e ka plagosur të riun 23-vjeçar. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftim.




















