Incident i rrezikshëm në Prishtinë: Taksia dalë jashtë kontrollit në lagjen e Muhaxherëve


- Advertisement -

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në lagjen e Muhaxherëve, në rrugën ‘Rrusetm Statovci’ në Prishtinë, ku një taksie i është bllokuar timoni, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke përfunduar në trotuar.


- Advertisement -

Si pasojë, sipas lexuesve të Klankosova.tv, janë rrezikuar qytetarët dhe shtëpitë pranë rrugës.

Sipas tyre, vetëm pengesat e vendosura kanë bërë që automjeti të mos depërtojë në oborrin e një shtëpie, duke shmangur kështu pasoja edhe më të mëdha.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici për të marrë detaje më të hollësishme mbi rastin.

Leave a Reply