Mbi 16 mijë votues të rinj do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë


- Advertisement -

Rreth 16 mijë e 933 votues, të cilët kanë arritur moshën 18 vjeç, do të kalojnë për herë të parë në kutitë e votimit në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.


- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar listën preliminare të votuesve për këto zgjedhje, e cila përfshin 2 milionë e 92 mijë e 202 votues.

Në këtë grup, 8,755 janë meshkuj (51.70%) dhe 8,178 janë femra (48.30%).

Në total, 5,198 votues janë të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose janë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Leave a Reply