Milazim KRASNIQI
A i di ndokush shkakun e vërtetë pse Hashim Thaçi, JakupKrasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë në bangën e tëakuzuarve në Gjykatën Speciale? Ka pasur e ka shumësupozime, hipoteza, qëndrime, konstatime lidhur me këtë temë, por as nuk ka qartësi e as koncensus për shkakun kryesor, psepikërisht ata janë të akuzuar. Ka mundur të ishin të akuzuarmbase shumë të tjerë për krimet e supozuara, ose edhe të kryeranga pjesëtarë të UÇK-së. Ajo ka qenë luftë e armatosur dhe nëluftë vriten e plagosen njerëz. Në një gjykatë që kërkon tëvendos drejtësi, vihen në bangën e të akuzuarve ata që i kanëkryer krimet. Edhe në rastin e ushtrive të rregullta, me përparësiakuzohen kryesit e krimeve. Ndërsa në rastin e ushtrive që janëmë shumë guerile, ajo është e vetmja mënyrë për të vënëdrejtësi, pasi në ushtri të tilla nuk ka një strukturë hierarkike. Pra, mbetet pyetja: pse në rastin e UÇK-së, janë akuzuardrejtuesit politikë, e jo fjala vjen, kryesit lokalë të krimeveeventuale?
Bindja ime e thellë është se ka një shkak të vetëm: HashimThaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, me gjasë edhe RexhepSelimi bashkë me ta, kanë qenë personat kyç që e kanë prishëprojektin për riintegrimin e Kosovës në Jugosllavi, ashtu siç kaqenë akordi në marrëveshjen e Ahtisarit e Çernomyrdinit me Millosheviqin dhe siç është inkorporuar edhe në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kjo ka qenë linja absolute ndërmjet SHBA-së, BE-së dhe Rusisë. Kjo është tentuar të imponohej edhe në terrenme UNMIK-un dhe KFOR-in në vitet e para. Disa nga njerëzitqë kanë paraqitë pengesë ndaj këtij projekti, ose janë eliminuarpolitikisht, ose janë ndjekur nga drejtësia e UNMIK-ut, ose kanëvdekur. Ata që kanë mbijetuar politikisht, që nuk i ka arritëdrejtësia e UNMIK-ut dhe nuk kanë vdekur, janë pikërishtHashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Dy të parët (Hashim Thaçi si kryeministër dhe Jakup Krasniqi sikryetar i Kuvedit) kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Këtu shtrohet një pyetje shumë e vështirë: pse edhe amerikanët e kanë shtyrë përpara dhe e kanë imponuar me presion themelimine Gjykatës Speciale? Ka vetëm një shpjegim të logjikshëm: përtë dalë të larë para rusëve, me arsyetimin se protagonistët e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 kanëpërgjegjësinë e tyre indviduale. Pra, amerikanët nuk e kanëprishur marrëveshjen me rusët, po atë marrëveshje e kanëinjoruar protagonistë vendas. Si rrjedhojë ata do të akuzohen nëGjykatën Speciale dhe do të nxirren nga skena politike, për tëmarrë rusët një satisfaksion. Të tjerat mandej janë teknikalitete. Pra, shkaku kryesor i akuzës ndaj tyre është shpallja prej tyre e pavarësisë së Kosovës në kundërshtim me akordin Ahtisari-Çernomyrdin-Millosheviq dhe me rezolutën 1244. Mbetetpoashtu propozimi për pavarësinë e kushtëzuar në PlaninGjithëpërfshirës të Ahtisarit, kur dihej se Ahtisari në vitin 1999 ishte haptas dhe qartësisht kundër pavarësisë së Kosovës. E logjikshme duket se edhe atij iu imponuar ndryshimi i qëndrimitnë favor të pavarësisë nga këmbëngultësia e politikësindipendentiste në terren, të akterëve të tipit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, po edhe Ibrahim Rugova e Fatmir Sejdiu. Nëpamundësi që të pengohej pavarësia e Kosovës me çdo kusht, u imponua si pavarësi e kushëzuar, por më vonë u penalizuanprotagonisttë kryesorë që e shpallen pavarësinë, përfshirë edheish president Fatmir Sejdiun.
Ajo që unë nuk mund as ta prognozoj me këtë rast është se si do të ndikojë verdikti i Gjykatës Speciale mbi shtetin tonë, mësaktë mbi ekzistencën e tij. Këtë nuk mund as ta supozoj. Shpresa është se me Trampin në Shtëpinë e Bardhë nuk ka shanstë rikthimit te akordi i vitit 1999. Por, me Trampin poashtu ështëe sigurt se statu quoja nuk mund të mbahet gjatë. Nuk mund ta dimë sot se a do të tentohet të zgjidhet problemi si krizëndërmjet Kosovës e Serbisë, apo në një konstelacion më të gjerëtë sigurisë europiane, përfshirë edhe rastin e Ukrainës. Për tëpërballuar gjithë sfidat e mundshme, na duhet një qeveri që e fiton besimin eSHBA-së dhe e dyta, na duhet Hashim Thaçi me shokët e tij në liri. (18 shkurt 2025)
