Site icon Lajmeria.info

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë–Prishtinë: Katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Shupkovc.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin, duke bërë të ditur se janë përfshirë dy vetura në lëvizje.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Njësitet policore po hetojnë rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Exit mobile version